Lushnje/Ndezin zjarr për të djegur shkurret, por flakët dëmtojnë 1200 pemë ulliri, arrestohen
Lushjne – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Elton Qosja, 34 vjeç dhe Julian Qosja, 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta”, Lushnje.
Arrestimi i tyre u bë pasi duke pastruar një pronë të familjes së tyre në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë, kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk./tvklan.al