Korçë/Konflikt në një lokal, 41 vjeçari godet me sende të forta në kokë 23 vjeçarin
Korçë – Njoftohet se në Spitalin e Korçës është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, M.O, rreth 23 vjeç, i dëmtuar në kokë.
Nga hetimet e para dyshohet se 23 vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal pranë fshatit Dishnicë – Korçë, është konfliktuar me Olsi Zyberin, 41 vjeç, banues në Korçë, ku ky i fundit e ka goditur M.O, me sende të forta në kokë.
Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, i dëmtuari është nisur për mjekim të specializuar, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Autori i dyshuar i ngjarjes, ndodhet i shoqëruar në Komisariat.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al