
Krimi makabër, shqiptari vret me shkop gruan
Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi u tmerruan nga britmat e gruas. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur në provincën Cuneo, në Itali.
Një 71-vjeçar shqiptar ka torturuar dhe më pas ka varë bashkëshorten e tij 67-vjeçare. Sipas mediave italiane gruaja është me inicialet B.P.
Fqinjët e çiftit shqiptar kanë dhënë alarmin rreth orës 11:30 të ditës së hënë, pasi dëgjonin britmat që vinin nga shtëpia e tyre.
Më pas kur policia arriti në banesë gjeti një “pishinë gjaku”, gruan e vdekur si dhe shkopin me të cilën ishte torturuar.
I moshuari shqiptar është arrestuar disa minuta më pas, ndërsa kishte shkuar në qendër të Cuneo, në një shatërvan për tu larë, me qëllim heqjen e shenjave të gjakut. Policia po heton se përse ka ndodhur ky krim makabër./
tvklan.al