
Goditet disa herë me thikë i riu shqiptar
Një i ri shqiptar është goditur disa herë më thikë në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një 26-vjeçar ka shkuar në spital, ndërsa ishte i mbuluar me gjak. Identiteti i shqiptari nuk dihet.
Ai u gjet nga kalimtarët me plagë të shumta, mëngjesin e së dielës, në një rrugicë jashtë një lokali nate. Mjekët kanë thënë se i riu shqiptar ka plagë në barkë dhe në krahë nga një mjet prerës.
Shqiptari është emër i njohur për drejtësinë greke, pasi është i skeduar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me të shkuarën dhe aktivitetet e paligjshme që kryente.
/tvklan.al