Recetë e thjeshtë për largimin e gurëve në veshka
Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Ndihmojnë në filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit.
Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.
Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës, si dhe krijojnë shpesh herë gurë. Kur gurët krijohen, shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave. Më poshtë është një recetë natyrale për të pastruar veshkat tuaja.
Përbërësit e nevojshëm:
-Një grusht majdanoz
-Ujë
Përgatitja:
-Prisni majdanozin në copa të mëdha, vendosini në një tas dhe hidhni ujë sipër (të mbulohen vetëm gjethet).
-Lëreni të ziejë për 10 minuta
-Pas zierjes, lëreni të ftohet
-Këtë përzierje vendoseni në frigorifer. Piheni atë të ftohtë, një filxhan në ditë./
tvklan.al