SHBA përshëndet miratimin e vetting-ut: Presim zbatimin e reformës
Ambasada e Shteteve tё Bashkuara, në Tiranë, ka përshëndetur miratimin e ligjit të vetting-ut, nga Parlamenti, ligj i cili morri vetëm votat e mazhorancës.
Në një deklaratë për mediat theksohet se tani pritet që të aprovohet plotësisht paketa e reformës në drejtësi si dhe zbatimi i saj.
Deklarata e plotë
Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformës nё drejtësi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve. Pёrgёzojmё ata Anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve. /tvklan.al