“Shtëpinë në Kosovë dhe tokën në Malin e Zi”, Reuters reportazh për çështjen e kufirit

Ramiz Selimaj, 53, points in the directon of the border with Montenegro, in the village of Haxhaj, Kosovo, August 28, 2016. REUTERS/Hazir Reka

“Shtëpinë në Kosovë dhe tokën në Malin e Zi”, Reuters reportazh për çështjen e kufirit

19:50 31/08/2016

Shtëpinë e ka në Kosovë, por pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, toka e tij mund t’i përkasë territorit të Malit të Zi.

Kjo është historia e Ramë Elezaj, të shqiptarit nga Kosova, banues në fshatin Haxhaj, në Bjeshkët e Nëmuna, që u bë pjesë e një reportazhi të agjencisë së lajmeve “Reuters.”

Elezaj është një 61-vjeçar që e nxjerr jetesën duke prerë drutë në mal, në tokën e tij prej 4.5 hektarësh që e ka të trashëguar nga të parët.

“Kjo ka qenë gjithmonë toka jonë dhe malazezët nuk kanë pasur kurrë pretendime për të, por tashmë qeveria kërkon t’ua dhurojë,”

thotë Elezaj.

Druvari nga Kosova këmbëngul se toka e tij në një lartësi prej 1700 metrash është pjesë e Kosovës, por nuk ka dokumente për ta vërtetuar këtë.

Sidoqoftë, ai shprehet se do ta mbrojë tokën e tij me gjak.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për rishikimin e kufijve, ka nxitur protesta të dhunshme në qytetet kryesore. Opozita pretendon se vendi humbet 8 mijë hektarë tokë, për shkak të saj.

Parlamenti i Kosovës pritet ta votojë të enjten marrëveshjen për demarkacionin.

Tv Klan






Të ngjashme