Nisin përgatitjet për “luftën” me domate
Spanjë- Përgatitjet për festivalin e përvitshëm “La Tomatina” kanë filluar.
Rreth 150,000 kg domate u transportuan në Bunol, në perëndim të qytetit spanjoll të Valencias, përpara festivalit i cili do të mbahet të mërkurën.
Ndërkohë shtëpitë tashmë janë mbuluar për t’u mbrojtur nga domatet e kuqe që do të përdoren gjatë këtij festivali.
Mijëra persona të cilët do t’i bashkohen festivalit do të “luftojnë” me domate në rrugët e qytetit.
Kjo “luftë” masive me ushqim zgjat rreth një orë. Këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 20 000 persona.
Lufta me domate ka qenë një traditë në Bunol që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vitet e fundit ka tërhequr një numër të madh turistësh ndërkombëtarë./tvklan.al