Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, më 11 dhjetor
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, do të mbahen më 11 dhjetor. Kështu kanë vendosur liderët e katër partive kryesore, nënshkruese të marrëveshjes politike arritur në korrik të këtij viti.
Partitë për të gjithë çështjet kishin qëndrime të njëjta, përveç për anëtarin e pestë të komisionit ad-hoc për monitorimin e mediave, që edhe ka zgjatur takimin deri në orës e vona të ditës së mërkurë.
I pari nga takimi është larguar, ish kryeministri, Nikolla Gruevski duke njoftuar se partia e tij VMRO DPMNE kishte pranuar të gjitha kërkesat e opozitës.
Që nga nisja e krizës politike në Maqedoni, në shkurt të vitit të kaluar, partitë dy herë kanë caktuar datën e zgjedhjeve, më 24 prill dhe 5 qershor, por dy afatet kishin dështuar për shkak të mos zbatimit të pikave të marrëveshjes së nënshkruar. /tvklan.al