Moti i kthjellët, por me vranësira kalimtare


Moti i kthjellët, por me vranësira kalimtare

09:23 01/09/2016

Veriu e Qendra, paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ndërsa zonat jugore mbeten me kthjellime e vranësira të lehta. Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat në të gjithë vendin duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra shirash, kryesisht në zonat malore dhe zonën e ulët ndërsa bregdeti nuk rrezikon për shira.

Orët e mbrëmjes dhe nata vijuese do të sjellin përmirësim të kushteve të motit, rrjedhimisht në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rënie me 1- 2 gradë, të temperaturave.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi maksimale deri 42 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme