Goditen disa raste të kultivimit të kanabisit, asgjësohen 16,527 bimë


Goditen disa raste të kultivimit të kanabisit, asgjësohen 16,527 bimë

10:13 01/09/2016

Policia vijon me aksionin antikanabis dhe me asgjësimin e bimëve narkotike.

Raste të tjera të kultivimit të këtyre bimëve janë goditur nga policia, ku tre prej tyre vetëm në Memaliaj. Në total janë asgjësuar 16,527 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Memaliaj – Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1 ,Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela me 3 100 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Në vendin e quajtur “Sheshi i  Vreshtit”, Kalivaç, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga policia në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë.

Përmet, Këlcyrë – Policia ka asgjësuar 1 777  bimë të dyshuara kanabis sativa në Përmet dhe Këlcyrë.

Nga kontrolli i ushtruar në vendet e quajtur “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës” ,  Njësia Administrative Frashër ,Përmet u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Arat e Hades”, Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë kanabis.

Bulqizë –  Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme antikanabis. 1250 bimë narkotike janë asgjësuar nga policia në Bulqizë.

Si rezultat i këtij operacioni në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentuar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 bimë narkotike.

Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al






Të ngjashme