Aksidenton për vdekje këmbësorin, arrestohet 37-vjeçari
Librazhd – Një shofer kamioni është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Besnik Çela, 37 vjeç, banues në fshatin Manastrec.
Të njëtat burime pohonë se 37-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Benz” kamion me targa PG 2549 B, në aksin rrugor Qukës-Stravaj, në afërsi të fshatit Manastrec, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H.P, 48 vjeç banues në fshatin Stravaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” ./tvklan.al