Nga “gjahtar i emigrantëve”, në pre të terroristëve


Nga “gjahtar i emigrantëve”, në pre të terroristëve

13:39 01/09/2016

Ky mundës në Bullgari, që u bë i famshëm kur deklaroi se kishte nisur gjuetinë e emigranteve, është shndërruar në shënjestër të terroristëve.

Prej kohësh Dinko Valev është vetëdeklaruar në një larës hesapesh në kufirin turko-bullgar dhe prej statusit të tij, ka fituar shumë ndjekës në internet.

Madje “gjahtari i emigrantëve”, siç njihet ndryshe Valev, ka marrë dhuratë edhe një makinë lukzoze, “Mercedes Benz”, me vlerë 90 mijë euro, të cilën e reklamon në rrjetet sociale.

Mirëpo tani ai do te jete pre e terroristeve. Shteti Islamik ka vënë vënë një çmim prej 50 mijë dollarësh për të.

Si Valev, gjuetarë të emigranteve janë deklaruar edhe dhjetëra persona të tjere që janë kundër hapjes se kufijve për sirianët./TV KLAN

 






Të ngjashme