Risitë e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2016


Risitë e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2016

16:00 01/09/2016

Objektivi për të provuar të gjitha skemat dhe për të parë formën e futbollistëve, por edhe për të mos treguar asgjë në prag të sfidës së parë zyrtare kundër Maqedonisë, e detyruan Xhani de Biazin të prezantonte në fushën e lojës një skuadër tjetër nga ajo që luajti në finalet e Euro 2016.

Pas largimit të Lorik Canës, shiritin e kapitenit do ta mbajë Mërgim Mavraj.

Në mbrojtje me Ajetin e dëmtuar, zgjidhja e Xhani De Biazit në qendër është Berat Gjimshiti.

Miqësorja e fundit zyrtarizoi edhe një tjetër mision të De Biazit.

Atë për të patur një skuadër që ndryshon në varësi të rezultatit dhe ndeshjes.

Në pjesën e parë kundër Marokut, trajneri i dha një tjetër rol Elseid Hysaj, përveç mbrojtjes të mbështesë edhe sulmin në krahun e djathtë.

E nëse në 45 minutat e para synimi ishin skemat mbrojtëse, në pjesën e dytë u pa një skuadër me më shumë detyra sulmuese. E tillë do të jetë në ndeshjet kundër rivalëve si Maqedonia, Lihtenshtejni apo Izraeli.

Tv Klan






Të ngjashme