Shpërthim në bazën e NASA
Shpërthimi i një rakete të kompanisë aeronautike Space X shkaktoi një re gjigante tymi dhe tronditi një sërë ndërtesash në një rreze prej disa kilometrash.
Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një stacion hapësinor ushtarak në Kepin e Knaveralit, në Florida.
Shpërthimi i raketës ndodhi gjatë një testimi që po kryhej në qendrën e operacioneve emergjente.
Gjithsesi autoritetet njoftuan se kanë marrë masat dhe se nuk ka asnjë kërcënim për njerëzit. Kompania Space X është investuar shumë së fundi në krijimin e raketave për përdorim të shumëfishtë dhe në nisjen e raketave pa pilot.
Tv Klan