Mot i paqendrueshëm, me kthjellime dhe vranësira
Deri në mesditë, vendi do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira.
Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore, ndërsa në të gjithë zonën malore pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al