Kultivonte drogë në kopshtin e banesës, arrestohet 52-vjeçari
Lushnje – Një 52-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap me lëndë narkotike.
Sipas policisë, ai është Dhimitër Veliu, 52 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje.
Arrestimi u bë pasi në banesën e tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, ndërsa në kopshtin e banesës i’u gjetën e asgjësuan 59 bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike.”/tvklan.al