Mirditë/ Asgjësohen 3370 bimë narkotike
Mirditë – Evidentimi dhe asgjësimi i bimëve vijon në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në fshatin Gëziq në Mirditë, janë evidentuar 3370 bimë narkotike të kultivuara në një parcelë, që u asgjësuan me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.” /tvklan.al