Sfida me Maqedoninë, kuqezinjtë nisin stërvitjen
Kuqezinjtë nisën përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikueseve të Botërorit 2018, atë të 5 shtatorit me Maqedoninë në “Loro Boriçi”.
Lojtarët i janë kthyer stërvitjes në “Selman Stërmasi”, ku nga tribuna u mbështetën nga futbollistë të rinj.
Një pjesë e lojtarëve nuk zhvilluan stërvitje të plotë, ndërsa nga grumbullimi është larguar Rei Manaj.
Sulmuesi 19-vjeçar i është bashkuar Kombëtares Shpresa, që sot do të luajë në Athinë me Greqinë, sfidën kualifikuese të Euro 2017.
Kombëtarja do të përgatitet në Tiranë deri të dielën ku do të zhvillojë seancën stërvitore në fushën e “Loro Boriçit”./TV KLAN