Berisha komenton dorëheqjen e Haxhinastos: Ja pse ndodhi


Berisha komenton dorëheqjen e Haxhinastos: Ja pse ndodhi

12:56 02/09/2016

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë ndër politikanët e parë që ka komentuar dorëheqjen e Edmond Haxhinastos, nga posti i Ministrit të Transporteve.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engel, Berisha ka thënë se Edi Rama e ka bërë këtë lëvizje që të mbulojë vjedhjen në këtë Ministri.

Rama kërkon të lajë duart si pilati në dështimin e tij total, në atë që është promotori i zhvillimit të një vendi, ndërtimi i infrastrukturës. Pasi ka shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë për investime, s’është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve qoftë 1 km rrugë të ndërtuar në 3 vjet. I rikujtoj shqiptarëve se me 1.2 miliardë dollarë janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, autostrada Ibë-­Elbasan dhe tuneli i Kërrabës, segmenti Lushnjë-­Fier dhe Levan­-Vlorë, dhe autostrada Levan­-Tepelenë, përfshi këtu rrugën e Bregut. Rama s’mbulon dot vjedhjen e tmerrshme që ka bërë, se ku shkuan 2.1 miliardë dollarë investime

”, deklaroi Berisha. /tvklan.al






Të ngjashme