Luftonte për ISIS, vritet i riu shqiptar


Luftonte për ISIS, vritet i riu shqiptar

13:01 02/09/2016

Një tjetër shqiptar, që ishte pjesë e ISIS është vrarë në Siri. Referuar mediave maqedonase bëhet fjalë për një të ri shqiptar nga Saraji i Shkupit.

24-vjeçari B.Sh, para një viti, kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri. Lajmin tragjik familja e tij e ka marrë një ditë më parë.

Sipas autoriteteve maqedonase në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë./

tvklan.al






Të ngjashme