Vritet në detyrë një polic i FNSH – së, përplasje me armë me një të sëmurë mendor
Ky është David Qosja, 30 - vjeçari që mesditën e së premtes vrau me këtë armë kallashnikov një efektiv të Forcave të Ndërhyres së Shpejtë të Shkodrës, në një përplasje me armë në Torovicë të Lezhës.
Polici i vrarë është 50 - vjeçari Ardian Kodra nga Shkodra. Autori është i njohur në zonë si me probleme mendore. E gjithë ngjarja nisi gjatë paradites, kur në Malin e Torovicës u konstatua një vatër zjarri, e cila sipas banorëve të zonës ishte ndezur për shkak të të shtënave me armë të të riut. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë, të cilat i bënë thirrje atij të dorëzohej, por kanë hasur në kundërshtimin e 30 - vjeçarit, i cili ka qëlluar në drejtim të uniformave blu duke arritur të futet në banesën e tij. Rreth orës 15:00 u lajmërua plagosja e efektivit të policisë, i cili u dërgua në spital, por pa mundur t'i shpëtojë plagës së marrë. I mbyllur në banesën e tij, David Qosja, herë pas here qëllonte në drejtim të policisë, që e mbante të rrethuar. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA, si edhe krerët më të lartë të policisë, duke filluar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilët dhanë urdhër për neutralizmin e tij. Policia bëri evakuimin e banorëve të zonës, të cilët u larguan në një perimetër të sigurt, ndërsa ka negociuar për disa orë me të, që të dorëzohej. Rreth oërs 18:15 minuta, forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesën e 30 - vjeçarit, duke rrëzuar një prej mureve me anë të një shpërthimi. E gjithë shtëpia më pas u përfshi nga flakët, duke përfundur në këtë situatë. David Qose u kap në katin e parë të shtëpisë së tij. Atij iu gjet arma e krimit dhe një sasi e madhe municioni. Banorët e zonës thonë se ai njihej si person me probleme, por nuk ngacmonte të tjerë. 30 - vjeçari është transportuar fillimisht drejt Drejtorisë së Policisë së Lezhës, duke i dhënë fund një operacioni që zgjati disa orë. Në mbrëmje, trupi i pajetë i efektivit Ardian Kodra mbërriti në banesën e tij. Të pranishëm ishin miq, të afërm, familjarë dhe kolegë. https://www.youtube.com//embed/8lGUumUxUN4