Alibeaj: “2 km larg Rinasit, 50 000 rënjë kanabis ruhen nga kryebashkiaku i Krujës”


Alibeaj: “2 km larg Rinasit, 50 000 rënjë kanabis ruhen nga kryebashkiaku i Krujës”

13:31 03/09/2016

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dalje publike është shprehur se vetem 2 km larg Rinasit janë të kultivuara 50.000 rrënjë kanabis, të cilat ruhen nga kryebashkiaku i Krujës.

 “Të paktën 6 hektarëve me kanabis, në zemër të vendit, në Larushkë, 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit. Raportohet se këtu janë të paktën 50 mijë rrënjë, të mbjella krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë Krujë, partner dhe sponsorizues i tij, me inicialet, F.D. Shtëpia që duket ngjitur është e një punonjësi të policisë, shërbëtor i kryetarit të Bashkisë, Bushi, me inicialet K.L. Dhe shefi operatoriv i zonës, e ka banesën e tij 1 km larg këtij plantacioni me drogë. Kjo drogë mbillet, kultivohet me sistem vaditje të sofistikuar, ruhet nga punonjësit e shtetit, dhe mkiqyret drejtpërdrejt nga kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës, Bushi i famshëm i proceduar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike. Këto foto dhe pamje janë marrë dy ditë më parë. Si ky hambar droge ka me qindra në gjithë vendin, sepse zotërohen nga të paprekshmit, nga miqtë e Edi Ramës, nga bandat e lidhura me të. Ky është sundimi i vendit me drogë e trafikantë.”/tvklan.al






Të ngjashme