Rama – fermerëve: Përfitoni nga Fondi i Garancisë prej 300 mln euro


Rama – fermerëve: Përfitoni nga Fondi i Garancisë prej 300 mln euro

15:43 03/09/2016

Edhe fermerëve të Karbunarës, ashtu si dhe atyre të Zharrës, Kryeministri i ka kërkuar që të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Garancisë për të zhvilluar projektet e tyre në bujqësi.

Kryeministri deklaron se këtë vit qeveria i ka akorduar pushtetit vendor paketën më të madhe financiare të mbështetjes së ujitjes dhe kullimit dhe brenda pak javësh lajmëron se do të nisë projekti i ri për ujitjen dhe kullimin.

Rama i premton fermerëve se brenda një afati të shkurtër do të përmbyllet dhe procesi i titujve të pronësisë për tokën bujqësore, që sipas tij, rrit garancitë për financim dhe investime në fshat.

Tv Klan






Të ngjashme