Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë së Lezhës


Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë së Lezhës

16:29 03/09/2016

Drejtori i Policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra.

Policia sqaroi se masa ndaj tij nuk ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur me Torovicë, ku mbeti i vrarë efektivi Ardian Kodra.

Në një sqarim zyrtar, policia tha se ai është pezulluar tre ditë më parë për shkelje të procedurave standarde në punë.

Dritan Lena u emërua Drejtor i Policisë së Lezhës më 21 Korrik të këtij viti.

Më parë ai mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin Numër 4 në Tiranë, ku mësohet se janë konstatuar edhe shkeljet në detyrë.

Tv Klan






Të ngjashme