Pranga shqiptarit me 1 milion euro drogë


Pranga shqiptarit me 1 milion euro drogë

19:55 03/09/2016

Një 27 – vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane pasi në makinë e tij u gjetën 6.5 kg kokainë e një cilësie tepër të lartë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte fshehur drogën në airbag -un e makinës. 27 – vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte prej vitesh në veri të Italisë.

Ai u ndalua në një autostradë, pranë Peruxhias.

Në momentin e kontrollit, ai u tha agjentëve të policisë se ishte në qytet për disa ditë pushime, por nuk mundi t’i shpëtojë kontrollit të mjetit e për pasojë arrestimit. Autoritet italiane njoftojnë se nëse droga do të hidhej në treg do të sillte përfitime që i kalonin 1 milion eurot.

Tv Klan






Të ngjashme