Arrestohet “Vladimir Putin”… në një supermarket në Florida
Siç mund të shihet qartë ky nuk është Vladimir Putin, sepse sigurisht Presidenti i Rusisë nuk do të “tërbohej” në një plazh publik.
Ky Vladimir Putin që shihni në foto u arrestua, pasi policia u njoftua se një person po i ulërinte punonjësve të një supermarketi në Florida.
Sipas policisë, ai refuzoi t’i jepte kësaj të fundit emrin e tij të vërtetë dhe përfundoi në pranga për rezistencë ndaj oficerëve të policisë./tvklan.al