Shumë nuk e besojnë se është i njëjti person…
Më herët gjatë kësaj jave, Simone Anderson postoi një video ku tregoi transformimin e saj të pabesueshëm nga rënia në pesh.
Ndryshimi i pamjes së saj të jashtme ishte kaq ekstrem, sa një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të vështirë ta besojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Simone, një 24 – vjeçare me profesion parukiere nga Zelanda e Re e nisi “rrugëtimin” e saj për të rënë në peshë në Gusht të 2014 – ës. Në atë kohë, ajo peshonte 169 kilogramë dhe falë vullnetit të hekurt dhe një diete ushqimore të shëndetshme e të kontrolluar, ajo arriti të binte plot 92 kilogramë, duke u transformuar në një tjetër njeri. Videoja e postuar në Instagram është parë më shumë se 88 mijë herë, në vetëm 3 ditë./tvklan.al https://www.instagram.com/p/BJsAM5JguW3/?taken-by=simone_anderson