Moti me kthjellime dhe vranësira, parashikohen shira afatshkurtër
Vendi ynë do të jetë në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira afatshkurtër.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al