Brexit, Obama: Lidhjet e forta ekonomike me Britaninë do të vazhdojnë


Brexit, Obama: Lidhjet e forta ekonomike me Britaninë do të vazhdojnë

12:22 04/09/2016

Gjatë Samitit të G20-ës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se SHBA dhe Britania e Madhe duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar lidhje të forta tregtare midis tyre pas Brexit.

Kjo deklaratë vjen si pasojë e daljes së Britanisë nga familja e madhe e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij në samit, Presidenti Obama tha se negociatat tregtare me Britaninë janë një prioritet i tij.

“Ne kemi shumë të investimeve të përbashkëta, shumë kompani britanike operojnë në SHBA dhe shumë amerikane në Britani. Kjo do të thotë se ne nuk ndalemi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar pasojat e Brexit. Asgjë nuk do të përfundojë sepse kjo është një marrëdhënie shumë e fortë dhe e fuqishme ekonomike,”

u shpreh presidenti.

Në këtë takim Obama i dha një mirëseardhje të ngrohtë edhe Kryeministres  angleze Theresa May, e cila ishte për herë të parë në një takim kaq të madh ndërkombëtar.

Njëkohësisht Obama theksoi se Britania e Madhe do të shkojë në “fund të rradhës” përsa i’u përket bisedimeve tregtare. Ky regaim u cilësua nga qeveria britanike si i panevojshëm dhe si ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.

Boris Johnson, sekretari i jashtëm, deklaroi se amerikanët nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e Bashkimit Europian.

Kryeministrja May tha se ajo e ka diskutuar me presidentin amerikan vendimin e Britanisë për të lënë BE-në, dhe se dhe çfarë do të thotë procesi Brexit për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me vendet evropiane dhe vende të tjera.

“Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një partner i fortë për Shtetet e Bashkuara dhe që do të mbetet për jetë. Ne kemi një marrëdhënie të lulëzuar ekonomike,”

tha ajo./tvklan.al






Të ngjashme