Zgjedhje lokale në Gjermani, partia e Merkel zbret në vend të tretë
Qendrat e votimit u mbyllën në rajonin Meklemburg, në verilindje të Gjermanisë, ku këtë diel u zhvilluan zgjedhjet lokale. Në pritje të rezultateve zyrtare, një eksit poll i publikuar nga kanali gjerman ARD ka nxjerrë rezultate surprizë.
E gjithë vëmendja ishte përqëndruar në mbështetjen që do të kishte Partia e Unionit Kristiandemokrat të Angela Merkel që ka marrë një rezultat mjaft zhgënjyes, duke u renditur e treta në këtë rajon. Sipas të njëjtit eksit poll, të parët u pozicionuan Socialdemokratët, me 30.5% të votave, ndërsa surpriza është Alternativa për Gjermaninë, që ka marrë 21% të votave, duke lënë pas partinë e kancelares Merkel.
Ky është rezultati më i keq për CDU që nga rrëzimi i murit të Berlinit.
Alternativa për Gjermaninë është një forcë e krijuar vitet e fundit e njohur për pozicionimin e saj pranë ekstremit të djathtë dhe për qëndrimet e saj të forta kundër hapjes së dyerve për emigrantët. Kohët e fundit, ajo ka marrë një mbështetje të madhe dhe shihet si kërcënim për të dy partitë e mëdha.
Analistët thonë se kjo është një goditje për politikën e Merkel në lidhje me krizën e refugjatëve duke pranuar brenda vendit 1.1 milion të tillë. Landi ku u zhvilluan zgjedhjet këtë të diel ka 1.5 milion banorë, por shikohej si një testim për kancelaren Merkel.
Tv Klan