Parashikimi i motit, priten shira lokalë


Parashikimi i motit, priten shira lokalë

07:53 05/09/2016

Moti dominohet nga vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe shira të përkohshëm paraqitet moti për zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë territorin e vendit, më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Po ashtu, edhe gjatë natës shirat e dendur si edhe stuhitë e forta të erës do të mbeten prezent. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet, dallgëzim 4- 5 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme