Nis punimet sesioni i ri parlamentar
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet e sesionit të 7, të legjislaturës së re. Munguan debatet në këtë seancë të shkurtër plenare, ku u betua deputetja e re e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila zëvendësoi Sherefedin Shehun, që kandidon për Kryetar të Bashkisë së Dibrës.
Në fjalën e rastit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se ky sesion duhet të ecë përpara me miratimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.
Seanca e parë pati një vëmendje të veçantë për shenjtërimin e Nënë Terezës, pasi në ambientet e Kuvendit ishte hapur edhe një ekspozitë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare.
Në seancë u miratua edhe kalendari 3 javor i punimeve.
Tv Klan