Sfida me Maqedoninë, De Biasi nuk pritet të ndryshojë shumë nga Europiani


Sfida me Maqedoninë, De Biasi nuk pritet të ndryshojë shumë nga Europiani

12:35 05/09/2016

Shqipëria do të kërkojë sot prej orës 20:45 fitoren me Maqedoninë në Shkodër. Trajneri Gianni De Biasi gjatë këtyre ditëve provoi shumë skema në seancat stërvitore dhe duke ndryshuar vazhdimisht lojtarët titullarë. De Biasi gjithsesi gjatë konferencës së djeshme tha se nuk pritet të ketë shumë ndryshime në krahasim me atë të finaleve të Euro 2016.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares: Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hyka e Manaj.

Në formacion e sigurt është pjesa e prapavijës me Berishën nga minuta e parë në portë dhe në mbrojtje Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn e Agollin.

Në sulm mendohet të niset me Sadikun i mbështetur nga një mesfushë e ngjeshur. Kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese mes dy ekipeve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë suksesin e parë pas 17 vitesh me përfaqësuesen maqedonase. /TV KLAN






Të ngjashme