De Biasi flet pas fitores me Maqedoninë
Trajneri Gianni De Biasi i gëzohet pikëve të marra në ndeshjen me Maqedoninë.
“Pushimi na dha kohë të mendojmë dhe të studiojmë më mirë kundërshtarin dhe arritëm të fitojmë. Këto janë ndeshjet që bëjnë diferencën”.
Një nisje e mbarë përsëri me Bekim Balajn, ashtu si në kualifikueset e Euro 2016.
“
Ndoshta me ndalimin e ndeshjes u qetësuam pak dhe e menduam ndeshjen më me qetësi dhe falë udhëzimeve të trajnerit arritëm të shënonim golin e fitores”.
Ndërsa për Ansi Agollin, tashmë Kombëtarja Shqiptare shihet me sy tjetër nga të gjithë.
“Tashmë kombëtarja jonë shihet me një sy tjetër nga të gjithë dhe objektivi i stafit teknik është ta mbajë skuadrën në nivele sa më të larta dhe ta karikojë siç duhet”.
Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare me Maqedoninë, ndërsa ajo e kthimit do të luhet pas 1 viti në Shkup.
Tv Klan