Foto/ Arrestohet shqiptari, shoferi i “Audit të verdhë” që mbolli terror


Foto/ Arrestohet shqiptari, shoferi i “Audit të verdhë” që mbolli terror

09:29 07/09/2016

Ka një fytyrë dhe një emër. Është Vasil Rama, shqiptari i akuzuar si shoferi i “Audit të Verdhë”, që para disa muajsh mbolli frikë dhe terror në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë  dhe shumë shpejt pritet ekstradimi drejt Italisë. Sipas autoriteteve ai ka qenë në kërkim që nga viti 2011.

vasil-rama

Në fillim të këtij viti, ky automjet i fuqishëm u përdor në disa grabitje si dhe shkaktoi një viktimë në aksident. Hetimet treguar se makina e vjedhur në Milano në në 26 dhjetor u përdor nga një bandë e specializuar për grabitje.

Pasi ranë shumë në sy, banda e grabitësve, që sipas mediave italiane janë të gjithë shqiptarë, e dogji këtë automjet. Hetimet kanë treguar se banda e ka rekrutuar 36-vjeçarin vetëm për aftësitë e tij të shkëlqyera në timon./

tvklan.al






Të ngjashme