Makina përplas dy të rinjtë, ishin duke ecur në anë të rrugës


Makina përplas dy të rinjtë, ishin duke ecur në anë të rrugës

10:17 07/09/2016

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident, në fshatin Xibrakë, në aksin Elbasan-Librazhd. 20-vjeçari G.M, dhe 21-vjeçari E.M ishin duke ecur në këmbë, në anë të rrugës, kur janë përplasur nga një automjet tip “BMW” me targa AA 110FF.

Sipas policisë rrugore, 47-vjeçari Blejdi Shtylla, ka humbur kontrollin e makinës nga shpejtësia dhe ka përplasur dy të rinjtë. Shtylla pas aksidentit është arrestuar.

Ndërkohë dy të rinjtë ndodhen në spital, pasi kanë marrë plagë të shumta në trup. /tvklan.al






Të ngjashme