Shqipëria mundet edhe nga Sllovakia


Shqipëria mundet edhe nga Sllovakia

23:03 07/09/2016

Përfaqësuesja e basketbollit të meshkujve pësoi humbjen e tretë në po aq ndeshje kualifikuese të Eurobasket 2017.

Shqipëria u mund në Sllovaki me rezultatin 69 – 60. Një lojë më e mirë e kuqezinjve në krahasim me sfidat e mëparshme, por gjithësesi pa arritur të fitojnë, duke qëndruar të fundit në grup.

Më i miri ishte amerikani Brodus, i cili realizoi 23 pikë. Një paraqitje të mirë bëri edhe kapiteni Shima dhe Hysenagolli. Ndeshja e radhës do të jetë më 10 shtator në Tiranë me Gjeorgjinë. Skuadra gjeorgjiane u mund me rezultatin 76 – 74  nga Mali i Zi në takimin e tretë.

Tv Klan






Të ngjashme