
Detaje/ Emrat që përdorte shqiptari, shofer i “Audit të verdhë”
Vasil Rama, 36-vjeçari shqiptar i arrestuar si shoferi i “Audit të Verdhë” është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Ai është arrestuar të paktën 3 herë dhe në këto raste ka mundur të dalë nga burgu, pasi mbaronin afatet që e mbanin atë brenda.
Nga hetimet ka rezultuar se Rama i ka shpëtuar policisë italiane me qindra herë, ndërsa shpejtësia e “Audit të Verdhë”, arrinte deri në 280 km/orë.