Kandidati i të majtës takohet më të rinjtë e Dibrës
Takimi i radhës për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” në Bashkinë Dibër, Muharrem Rama, ishte më të rinjtë.
Deputetja dhe Sekretarja për Koordinimin Elektoral në Partinë Socialiste, Blerina Gjylameti, iu drejtua të rinjve me apelin për të mbështetur kandidatin e të majtës, pasi është njeriu që i mban premtimet.
Edhe Kryetarja e Forumit të Gruas, Olta Xhaçka kërkoi nga të rinjtë që ta konsiderojnë këtë fushatë si pjesë të tyre dhe jo thjeshtë si fushatën elektorale të Doktor Ramës.
Tv Klan