Asgjësohen 23 parcela me kanabis, në kërkim kultivuesit
Gjirokastër – Policia vijon me aksionin e evidentimit dhe asgjësimit të bimëve narkotike.
Në total ka asgjësuar 13 837 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në fshatin Luftinjë 1 , në vendet e quajtura “Përroi i Selajve” , “Përroi i Sinomatajve ” dhe “Katër Tetat” , u konstatuan dhe u asgjësuan në 17 parcela me 13 230 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Gjithashtu në fshatrat Dervishaj dhe Xhafaj , Njësia Administrative Luftinjë, Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 6 parcela 607 bimë kanabis.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al