Mbyllet java e parë e superligës, Vllaznia barazon 0-0 me Kukësin në stadiumin e ri
Ndryshe nga Kombëtarja, stadiumi i ri “Loro Borici” nuk i ka sjellë fat Vllaznisë. Në ndeshjen e parë në impiantin e rikonstruktuar, skuadra shkodrane barazoi pa gola kundër Kukësit në sfidën që mbylli javën e parë të Superligës.
Megjithë përpjekjet për shënim, të dyja skuadrat nuk do gjenin rrugën e rrjetës, duke u kënaqur me vetëm një pikë në nisjen e sezonit të ri të futbollit në vend.
Gjithësesi kjo ndeshje do të sillte edhe një episod të pakëndshëm, aq më tepër për një stadium të ri. Në fundin e sfidës dritat e impiantit u shuan, duke detyruar shtyrjen për disa minuta të ndeshjes.
Tv Klan