ASHE mbyll fushatën në Dibër, Rama: Do të rrisim investimet
Ashtu si në hapje të fushatës edhe në mbyllje e saj për zgjedhjet lokale në Dibër të dielën e 11 Shtatorit, Kryeministri, pasi iu premtoi dibranëve Rrugën e Arbrit, u sqaroi dhe arsyet e mosmbajtjes së këtij premtimi 3 vjeçar. Këtë e bëri duke iu përgjigjur akuzave të kundërshtarëve demokratë.
Për Ramën ka një arsye përse investimet e rilindjes urbane në Peshkopi nisën vetëm në 2015.
Kryeministri e vlerëson kandidatin e majtë në këto zgjedhje mjekun Muharrem Rama, si doktorin që do të kurojë plagët e Bashkisë Dibër, ndërsa thumboi dhe rivalin e tij, Sherefedin Shehun.
Në mitingun përmbyllës të koalicionit të majtë morën pjesë shumë deputetë socialistë, ndërsa LSI u përfaqësua nga Petrit Vasili. Mes fjalimeve të mbajtuara në mbështetje të kandidatit Rama dalloi ai i Deputeti Sadri Abazi.
Tv Klan