Manaj dëshiron të shënojë ndaj Inter
Rei Manaj është huazuar këtë sezon te skuadra e Pescara nga Inter.
Sulmuesi i Kombëtares do të përballet të dielën në stadiumin “Adriatico” me zikaltërit, që zotërojnë kartonin e tij. Manaj shënoi gol ndaj Sassuolo, por vendimi i Ligës Italiane të Futbollit për t’i dhënë fitoren abrucezëve në tavolinë ia anuloi.
Rei Manaj pritet ta nisë nga stoli në takimin me Inter, por nëse aktivizohet do të ishte i kënaqur t’i shënonte.
“Nëse ralizoj gol do të isha i lumtur për mua dhe skuadrën, por gjëja më e rëndësishme është një rezultat pozitiv”
– tha Manaj për Sportmediaset.
19 – vjeçari vlerësohet nga trajneri Massimo Oddo, i cili e kërkoi ta kishte në dispozicion në këtë sezon të Serie A.
Te skuadra e Pescara janë edhe dy shqiptarë të tjerë, mesfushori Ledian Memushaj dhe mbrojtësi Leonardo Maloku.
Tv Klan