Shqipëria pritet të humbasë 3 pozicione në FIFA
Shqipëria parashikohet të humbasë 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin Shtator. Kuqezinjtë, edhe pse arritën dy rezultate pozitive, barazim me Marokun dhe fitore me Maqedoninë, do të penalizohen nga humbja 3 – 0 në tavolinë me Luksemburgun.
Përllogaritjet e faqes së specializuar
Football- Rakings.info
, e zbresin Kombëtaren në vendin e 40, që gjithsesi nuk është pozita më e ulët për këtë vit.
Në rritje pritet të jetë Kosova.
Barazimi 1 – 1 me Finlandën e ngjit 22 vende nga pozita e mëparshme. Përfaqësuesja kosovare do të pozicionohet e 168 duke lënë pas skuadra si Malta apo Lihtenshtejni, që kanë kohë që marrin pjesë në aktivitetet e FIFA-s dhe UEFA-s.
Renditja do të publikohet zyrtarisht më 15 Shtator.
Tv Klan