Asgjësohen 4 parcela me kanabis, në kërkim autorët
Policia vijon aksionet anti – kanabis në vend.
Gjatë ditës së sotme, efektivët e Gjirokastrës kanë bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 3140 bimëve kanabis, të mbjella në 4 parcela.
Bimët narkotike u gjetën në “Shkozë” të fshatit Zhej, Bashkia Libohovë.
Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies, ndërsa policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al