
Bayern vijon me fitoret, PSG barazon në kampionat
Bayern Munchen nuk është skuadra që shënon shumë gola, por gjithësesi vijon të fitojë. Skuadra e Carlo Ancelotti mundi me rezultatin 2 – 0 Schalke në takimin e luajtur në Gelshenkirshen.
I zakonshmi Lewandoëski zhbllokoi rezultatin në minutën e 81’ dhe më pas Kimmich në kohën shtesë siguroi fitoren duhe shënuar golin e dytë. Kjo është fitorja e dytë për Bayern në po aq ndeshje në kampionat.
Paris Saint Germain e nisi javën e katërt të Ligue 1 me një surprizë. Ekipi kampion i Francës barazoi 1 – 1 me Saint Etienne në përballjen e zhvilluar në “Parc des Prices”.
11-metërshit të realizuar nga Lucas iu kundërpërgjigj Beric në çastet e fundit. Paris Saint Germain po tregon se po ndjen mungesën e Ibrahimovic edhe pse trajneri Emery la pushim disa titullarë në prag të takimit të Champions League me Arsenal./TV KLAN