Shqiptarja, mbështetëse e Trump godet dy gra myslimane: Largohuni nga Amerika!
Një shqiptare, banuese në Amerikë dhe mbështetëse e kandidatit republikan për president, Doland Trump ka sulmuar mizorisht dy gra myslimane, të cilat po shëtisnin me fëmijët e tyre, në një lagje në Brooklyn, ku jetonte edhe ajo.
32-vjeçarja Emirjeta Xhelili fillimisht ka ofenduar dy gratë myslimane, që ndodheshin pranë shtëpisë se saj.
Por nuk mbaroi me kaq. Ajo ka ushtruar dhunë duke shprehur një urrejtje të madhe ndaj myslimanëve, ku sipas saj, ishin të paftuara në Amerikë.
“Largohuni nga këtu, ikni nga Amerika”, ka bërtitur 32-vjeçarja, duke treguar se ishte islamofobe.
Ajo ka goditur me grusht dy gratë në fytyrë. Prokuroria ka thënë se gruaja ka degraduar më tej duke goditur karrocën, ku qëndronte një foshnje vetëm 15-muajshe./tvklan.al