Letër Veliajt për trafikun e rënduar


Letër Veliajt për trafikun e rënduar

20:16 10/09/2016

Gjendja e rënduar e trafikut pas nisjes së punimeve për sheshin “Skëndërbej” ka ngjallur reagimin e grupit e këshilltarëve të LSI -së në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Ata i kërkojnë Bashkisë të marrë masa të menjëhershme, për lehtësimin e trafikut dhe hapjen sa më parë të Unazës së Vogël të Tiranës.

Në një letër drejtuar Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, grupi i këshilltarëve të LSI thotë se bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”,  stadiumin “Qemal Stafa” dhe qendrën e Tiranës ka krijuar një situatë alarmante, e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen  e qytetarëve.

Këshilltarët e LSI kërkojnë që të bëhet tranparencë mbi fazat e projektit, pasi qytetarët janë të painformuar dhe se Unaza e Vogël e Tiranës është një zgjidhje jo afatgjatë.

Bashkia ka devijuar prej disa ditësh trafikun në qendër të kryeqytetit, pas nisjes së punimeve për sheshin “Skënderbej”. Bllokimi krijoi një situatë kaotike, pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur.

Punimet do të zgjasin për 12 muaj dhe gjatë kësaj kohe harta e devijimit të trafikut do të ndryshojë

Tv Klan






Të ngjashme