Roma fiton me përmbysje, Milan humbet në shtëpi, Inter triumfon


Roma fiton me përmbysje, Milan humbet në shtëpi, Inter triumfon

22:30 11/09/2016

Roma fitoi një ndeshje me përmbysje dhe të ndërprerë nga reshjet e shiut. Skuadra kryeqytetase mundi me rezultatin 3 – 2 Sampdoria. Moti e keq në Romë e ndali takimin për 80 minuta, ndërsa Genoa – Fiorentina u shty.

Miqtë edhe pse kryesonin 2 – 1 sfidën nuk arritën të ruanin epërsinë. Francesco Totti i cili hyri në fushë si zëvendësues dha pasimin për të parin dhe shënoi golin e dytë. Milan nuk po arrin të ketë vijueshmëri duke pësuar një humbje në shtëpi në një ndeshje ku krijoi pak raste shënimi. Skuadra e Montella u dorëzua përballë Udinese në çastet e fundit të takimit që përfundoi me rezultatin 1 – 0.

Perica realizoi në minutën e 88’. Inter mori një fitore të vështirë 2 – 1 në fushën e Pescara. Të shtunën Juventus dhe Napoli fituan takimet e javës së tretë.

Tv Klan






Të ngjashme